“Kishim dëshirë për të fituar ndeshjen”, Josa i zhgënjyer: Skuadra është krijuar në fillim të sezonit, ja problemi i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 18:21

“Kishim dëshirë për të fituar ndeshjen”, Josa i zhgënjyer: Skuadra është krijuar në fillim të sezonit, ja problemi i Kukësit

Kukësi u eliminua edhe nga Kupa e Shqipërisë, teksa u mposhtën nga Teuta dhe tani humbin edhe trenin e fundit për të kapur Europën. Pas ndeshjes, trajneri i verilindorëve u shfaq i mërzitur, duke thënë për “Gol pas Goli”, se problemi i skuadrës ishin krahët, që nuk sulmuan aq sa duhej.

bandicam 2021-03-17 18-16-29-481

“Skuadra kishte dëshirë për të fituar ndeshjen. U ndëshkuam shumë shpejt, pavarësisht se i kishim parashikuar lëvizjet e kundërshtarit. Nuk ishim të mirë në komunikim te rasti i Bregut. Skuadra u mundua më pas, kishim dy raste në pjesën e parë, ku në të dyja rastet Frashëri ishte i saktë duke mbrojtur portën. Në pjesën e dytë u munduam të luanim, edhe Teuta na la hapësira deri diku, por nuk ia dolëm. Nuk mund të them se përpjekja e skuadrës nuk ishte e plotë, përkundrazi ishte, por kështu është futbolli.

Unë në këto momente, nuk i vë faj të dy sulmuesve, normal që duhet të ishin më të saktë, por edhe lojtarët e tjerë, të dy krahët duhet të punojnë më mirë. Taipi për mendimin tim bëri një lojë të mirë për sa i përket organizimit, por në zonën e kundërshtarit nuk ishim të saktë.

Gjuajtjet nga larg? Finalizimin nuk e presim vetëm nga Eze dhe Ibraimi. Eze doli në dy raste me portën dhe kishte mundësinë për të shënuar. Por, ne duhet të shkojmë nga të dyja krahët, duhej më shumë prezencë në zonën e Teutës. Ky është një problem, që nuk po shfaqet tani, por është shfaqur edhe më parë, pasi të dy krahët rrinë shumë larg. Eze duhet të ishte shumë deçiziv. Logjika e lojës u prish me futjen e Kuperit përpara. U munduam të luanim me Kuperin si pykë dhe me topat e gjatë nuk ishim shumë mirë.

Unë nuk i druhem fraksionit negativ të skuadrës. Ajo është ndërtuar që në fillim kështu. Lojtarët duhet të marrin më shumë përsipër. Personaliteti i lojtarëve nuk formohet rrugës, por formohet që në fillim të kampionatit. Është një goditje eliminimi nga Kupa, pasi edh enë kampionat jemi larg Europës. Ne do i luajmë me prestigj të gjitha ndeshjet në vijim.”, tha Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"