“Këtu ndjehem si në shtëpi”, Kallaku: Kukësi na vendosi në vështirësi, fati sot ishte me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2023 | 18:49

“Këtu ndjehem si në shtëpi”, Kallaku: Kukësi na vendosi në vështirësi, fati sot ishte me ne

Mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku pas ndeshjes u shpreh i lumtur për pikët e marra. Ai u shpreh se do vazhdojë të motivojë djemtë që fitojnë të gjitha ndeshjet që do të vijnë më pas.

skhsjs h

“Pjesa e parë nuk ishte pjesa jonë më e mirë, Kukësi na vuri shumë në vështirësi, bën një lojë shumë të mirë, por i lumtur se fati ishte me ne kjo për shkak të penalltisë së humbur. Jam i lumtur se për shkak të këtyre pozitave ose trysnisë së pikëve arritëm të merrnim një 3 pikësh mjaft me vlerë se Kukësin e kemi rival. Sot ne vendosëm të luanim me 4 sepse mungonte Jazxhi dhe Goxha, pak rëndësi ka skema. Ne lëshuam terren me Erzenin, ndërsa sot patëm raste dhe u çliruam, sduhet të mbajmë mendjen vetëm te pikët se ndryshe nuk arrijmë rezultatin. E kam thënë, Tirana ka synim titullin kampion, ndërsa këtu djemtë janë të rinj dhe ndjehem si në shtëpi, dhe bëj më të mirën time duke u munduar të inkurajoj djemtë dhe të jem i karikuar për ndeshjet e radhës”, u shpreh Kallaku për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"