Kërkohet rekordi, Interi është “bunkeri” i Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 11:22

Kërkohet rekordi, Interi është “bunkeri” i Europës

I nteri rigjen forcën mbrojtëse për të rini sur arratinë drejt titullit kampion. Kundër Empolit, në një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht për të mos lejuar Milanin të afrohej, Interi u rikthye të ishte vetvetja në fazën mbrojtëse.

inter inzagi asllani sancez

Zero goditje në kuadrat në pjesën e dytë, pikërisht në momentin kur skuadra e Nikolës duhet të reagonte për të shmangur humbjen e katërt radhazi në kampionat janë një sinjal shumë i rëndësishëm pas 2 golave të pësuar në “Metropolitano” kundër Atletikos dhe ai i pësuar kundër Napolit. Në këtë mënyrë Açerbi me shokë kanë arritur ndeshjen e 19 pa pësuar gol në 30 javët e kampionatit, 4 më pak sesa të gjitha formacionet europiane që kanë arritur të ruajnë hapin pozitiv të zikaltërve. Tani objektivi është i qartë: Edhe 3 ndeshje pa pësuar për të arritur rekordin me 22 ndeshje “clean sheet”.

PUNA E INZAGIT- Trajneri e dinte vështirësinë dhe rëndësinë që kishte ndeshja kundër Empolit sepse pavarësisht diferencave që ka me ndjekësit, skuadra kishte gjithçka për të humbur. Pushimi i kombëtareve kishte larguar disi përqendrimin e grupit. Inzagi kërkoi nga skuadra që të hiqnin nga mendja datën e fitores së titullit kampion që me shumë mundësi mund të jetë derbi i 22 prillit dhe madje gjithmonë kërkon që skuadra të mos mendojë për rekordet. Stafi bashkë me trajnerin kanë punuar në këtë aspekt për t’i marrë ndeshjet një nga një dhe duke korrigjuar të gjitha gabimet.

REKORDET- Interi për momentin është mbrojtja më e mirë në Europë me 14 gola të pësuar. Edhe PSV që ka qenë ndjekëse e Interit në këtë klasifikim special tani në kampionat ka 16 gola të pësuar në 27 javë të luajtura në krahasim me kundërshtarin. Edhe Bajer Leverkuseni që komandon Bunseligën ka pësuar 19 gola, pavarësisht se në krahasim me ekipin e Interit nuk ka humbur asnjë ndeshje. Zikaltrit kërkojnë që të thyejnë rekordin e Juventusit me 20 ndeshje pa pësuar gol që e ka arritur si në sezonin 2011- 2012 dhe 2015-2016. Interi ka ende ndeshje në dispozicion për ta bërë këtë, ndërkohë që objektivi maksimal lidhet me titullin kampion dhe yllin e dytë në fanellë që kërkohet të mbyllet sa më shpejt.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"