Kërkohet nga Juventusi, Real Madridi vendos çmimin për mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 21:11

Kërkohet nga Juventusi, Real Madridi vendos çmimin për mesfushorin

Isko me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi në merkaton e ardhshme, pasi nuk po gjen minuta nën urdhrat e Zidanit.ISCOO

Mesfushori dëshiron të jetë pjesë e Euro 2021 me Spanjën në verë, dhe për këtë arsye dëshiron të ketë më shumë minuta. Duke parë që nuk është në planet e teknikut Zidan, 27-vjeçari ka filluar të mendojë largimin.

Lojtari ndiqet prej kohësh nga Juventusi, të cilët pritet të tentojnë ta afrojnë futbollistin në merkaton e janarit. Isko do të përshtatej shumë mirë me skemat e Sarrit, dhe do të ishte një përforcim shumë i mirë për “Zonjën e Vjetër”.

Në këtë situatë, Reali ka vendosur çmimin përfundimtar për lojtarin, i cili është 70 milionë euro, dhe skuadrat e interesuar duhet të paguajnë këtë shifër nëse duan të marrin shërbimet e lojtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"