Kërkesa e presidentit të Tiranës, lojtarët në merkato i do me… CV të artë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 20:00

Kërkesa e presidentit të Tiranës, lojtarët në merkato i do me… CV të artë

Tirana kërkon majat këtë sezon. Rikthimi në elitë duhet të shoqërohet me sukses. Minimalisht synohet zona “euro”, por thellë-thellë drejtuesit lakmojnë titullin e munguar prej gati një dekade. Për këtë fakt presidenti ka menduar që të rrisë edhe buxhetin, ndërsa nga 600 mijë që hodhi për Kategorinë e Parë, këtë edicion do investojë mbi 900 mijë euro. Hapi i madh u hodh, ndërsa u konfirmua jo vetëm Ze Maria në stol, por u “blinduan” edhe dy lojtarë të rëndësishëm si Hoxhallari e Ngoo.

tirana halili

Por, për të pretenduar surprizën për edicionin 2018-2019, synohen edhe blerje cilësore. Të shumtë janë emrat që janë lakuar në merkaton e Tiranës këtë kohë, por “stepja” e vetme që ka Reifk Halili lidhet me karrierën e tyre. Ai ka vendosur si kusht që çdo përforcim të jetë mbi nivelin e lojtarëve ekzistues dhe, mbi të gjitha, të kenë CV të artë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"