“Kemi probleme, por duam Ligën e Europës”, Pioli në alarm për kampionatin: Na pret një tjetër ndeshje e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 10:00

“Kemi probleme, por duam Ligën e Europës”, Pioli në alarm për kampionatin: Na pret një tjetër ndeshje e vështirë

Sa vuajtje për Milanin në “Roazhon Park” të Ren! Kuqezinjtë u mundën 3-2 nga francezët dhe u rrëzuan tri herë pasi u rikuperuan dy herë. Njëzet e pesë minutat e fundit ishin të gjitha në pritje për djemtë e Piolit, të cilët duhej të kufizonin një Ren të paepur e që u përpoq të gjente dy golat që mund të kishin vlerën e kohës shtesë të mundshme. Në fund të ndeshjes, Stefano Pioli foli në konferencë për shtyp duke mos kursyer rezervat për rezultatin dhe paraqitjen, pavarësisht se nuk e fshehur as lumturinë e kualikfimit.

pioli

Si e patë qasjen e ekipit tuaj?

Ata duhej të bënin diçka. Prisnim diçka më ndryshe se në Milano. Na lanë shumë hapësirë në fillim, por nuk arritëm të përfitojmë. Duhet thënë se rezultoi një ndeshje e ndërlikuar dhe një kualifikim më i vështirë nga sa mendonim.

Jeni i lumtur?

Ndihemi mirë që kaluam turin, por më pak e mirë për shkak të humbjes dhe golave të pësuar. Mund të ishim treguar më të vëmendshëm në disa raste, por besoj se mjafton me kaq. Sigurisht, duhet të mendojmë për të përmirësuar disa gjëra në ditët në vijim.

Përse kaq shumë probleme në mbrojtje dhe sulm?

Patëm mundësinë të shënonim edhe disa gola. Mund të ishim më efektivë në kundërsulme, por edhe më solidë në fazën e mbrojtjes. Nuk bëmë një interpretim të mirë, por jemi të detyruar të shohim gotën gjysmë të mbushur.

Sa e lodhshme është të luash në Europë?

Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë Liga e Europës. Tani do të duhet të rikuperojmë energjinë dhe do të japim performancën më të mirë të mundshme me Atalantën, pasi të dielën na pret një tjetër ndeshje shumë e vështirë.

Keni ndonjë rival të preferuar nga shorti?

Janë të gjithë të fortë, do të jenë ndeshje të vështira. Nëse duam të shkojmë deri në fund të turneut atëherë duhet të dimë që kushdo që do të vijë do të jetë i vështirë. Sidoqoftë, jam i bindur se cilido që do të na bjerë në short nuk do të jetë i lumtur të na sfidojë. E sigurt është që do të tentojmë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"