“Kemi entuziazëm”, trajneri i ri i Kastriotit pas triumfit me Teutën: Nuk e shikojmë tabelën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 16:35

“Kemi entuziazëm”, trajneri i ri i Kastriotit pas triumfit me Teutën: Nuk e shikojmë tabelën

Tekniku i ri i Kastriotit, Emiljano Çela, e nisi vitin e ri me një fitore shumë të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi, Teutës. Për “Super Sport”, trajneri bëri analizën e tij për këtë sfidë.

çela

Për të qenë i sinqertë e kisha menduar fitoren, sepse kam parë çunat shumë të përkushtuar në stërvitje, kam parë shumë entuziazëm dhe jemi munduar që gjatë gjithë kohës të punojmë në mënyrë profesionale, të fusnim mënyrën time të lojës, që unë mendoj se mund ta bëjë me këta lojtarë që kam. Megjithëse javën e fundit kemi pasur probleme me virozat edhe u tremba pak sepse gjatë gjithë javës kemi ndruar skemën e lojës.”

Sa besim ke se kjo skuadër mund të mbijetojë? – u kam kërkuar lojtarëve të mos e shikojnë tabelën , të punojnë të ruajnë entuziasmin dhe të fillojmë të mbledhim pikë. Në fund të bëjmë llogaritë tona me tabelën e klasifikimit.

Çfarë i keni ndryshuar këtij ekipi? – unë jam koshient, opinioni ka qenë skeptik, por unë këtë e kam parë si avantazh, duke parë stërvitjet tona, duke parë entuziazmin në seansat tona stërvitore, kuptohet që ne nuk jemi dorëzuar. Klubi ka qenë korrekt me pagesat e lojtarëve, çdo gjë ka funksionuar në mënyrë profesionale. Nuk e mendojmë këtë gjë, nuk dorëzohemi kurrë. Për sa i përket fitores, sinqerisht ishte një dhuratë shumë e bukur nga lojtarët ne debutimin tim si trajner.

Nuk mjafton vetëm entuziazmi – Absotulisht po, i kam kërkuar klubit lojtarët që dua. Kishim vështirësi në merkato, sepse doja lojtarë të rëndësishëm. Doja lojtarë që të plotësonin ato reparte që kemi probleme. Jam i kënaqur me grupin dhe nuk dua lojtarë sa për sasi. Doja lojtar me cilësi. Shpresoj të jetë kthyer besimi dhe të na plotësojnë kërkesat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"