“Ke në krah një femër të ligë”, daja i Xhorxhinës mesazh për Ronaldon: Bëj kujdes!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 15:53

“Ke në krah një femër të ligë”, daja i Xhorxhinës mesazh për Ronaldon: Bëj kujdes!

E fejuara e Kristiano Ronaldos, Xhorxhina Rodrigez, do të publikojë në datë 27 janar dokumentarin e saj në Netflix, “Unë Xhorxhina”. Por në një intervistë, daja i saj ka treguar që ajo nuk është ashtu siç duket.

xhorxhina-daja

“Ajo e konsideron veten më të mirë se ne, sepse ne nuk jemi aq të pasur dhe pse unë nuk i kam kërkuar asaj asgjë. Ajo na ka telefonuar vetëm një ose dy herë qëkur është lidhur me Kristiano Ronaldon. Unë u kujdesa për Xhorxhinën dhe për motrën e saj, i paguaja për ushqimet dhe veshjet, i paguaja elektricitetin dhe ujin. Xhorxhina jetonte me mua kur kunati im ishte në burg” u shpreh Hese Hernandez.

Gjithashtu ai tregon se dhe i ka dërguar një mesazh Ronaldos, por ai nuk i është përgjigjur: “U mundova të komunikoja me të. I dërgova një mesazh Ronaldos në Facebook dhe i thashë që ke në krah femrën më të ligët që mund të ketë në krah të tij”, përfundoi daja i modeles.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"