Katër “finale” për të luajtur, ja shanset e Laçit për titull dhe Apolonisë për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2021 | 12:46

Katër “finale” për të luajtur, ja shanset e Laçit për titull dhe Apolonisë për mbijetesë

Laçi me sytë nga kreu, ndërsa Apolonia këtë javë mund të ndahet edhe zyrtarisht me Superioren.

Laci-Apolonia 1 minute heshtje

Për kurbinasit, përballja me Skënderbeun është vetëm një nga katër finalet e mbetura deri në përfundim, për të mbajtur gjallë shpresat për titullin historik.

Të gjitha rivalet kanë sfida të rëndësishme e të vështira përpara, ndaj krahas fushës së tyre, në Laç do ta kenë vëmendjen edhe te derbi apo përballja e Teutës me Kastriotin.

Nga ana tjetër, Apolonia do të duhet të fitojë në mesjavë për të mbetur në garë ende me shpresa te mrekullia.

E mundur? Vetëm me katër fitore dhe katër humbje të të gjithë rivalëve të saj mund të ishte e realizueshme. Në të kundërt, pas kësaj jave, Apolonia mund ta mbyllë edhe matematikisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"