KATEGORIA E PARË/ Barazim spektakolar në Berat, Besëlidhja kthehet te fitorja. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 23:03

KATEGORIA E PARË/ Barazim spektakolar në Berat, Besëlidhja kthehet te fitorja. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Kategoria e Parë luajti tre ndeshjet e radhës të javës së 14-të, me spektaklin që nuk mungoi.

topi-kategoria-e-pare

Tomori dhe Besa barazuan në një ndeshje fantastike me 6 gola, ku të dyja skuadfrat dhuruan spektakël, por u ndan vetëm me nga një pikë.

Në një tjetër barazim u mbyll dhe takimi mes Burrelit dhe Lushnjës, ku të dyja skuadrave nuk iu bën punë ky rezultat.

Besëlidhja i largohet vendit të fundit pas fitores 1-0 që arriti përballë Turbinës dhe tashmë beson në mbijetesë.

REZULTATET:

BESËLIDHJA – TURBINA 1-0

Hepaj 15′

BURRELI – LUSHNJA 1-1

Kurbneshi (P) 54′ / Samake 64′

TOMORI – BESA 3-3

Ismailaj 2′, Shaqe 27′, Hida 87′ / Ntephe 3′, Veriu 52′, Onuh 82′

-GOLI I HIDËS

-GOLI I VERIUT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"