Laçi nuk ndalet, në Vlorë vjen fitorja e 6-të radhazi në kampionat, mposht 0-2 Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2015 | 13:57

Laçi nuk ndalet, në Vlorë vjen fitorja e 6-të radhazi në kampionat, mposht 0-2 Flamurtarin

Flamurtari-Laci

Laçi është padyshim skuadra e momentit në kategorinë superiore. Kurbinasit kanë arritur të marrin fitoren e 6-të rradhazi në kampionat pasi kanë mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 në transfertë Flamurtarin. Golat e shënuar nga Meto dhe Mitraj në pjesën e dytë të ndeshjes i dhanë suksesin e radhës ekipit të drejtuar nga Armando Cungu.

Ndërkohë një Flamurtar inekzistent në fushë dhe që po tregon nga ndeshja në ndeshje se është një ekip me probleme.

Flamurtari – Laçi 0-2 Në një stadium krejtësisht ndryshe nga ai i 2 javëve më parë që ishte i mbuluar nga balta dhe uji, ndeshja e sotme filloi mes një atmosfere të shkëlyer në Vlorë. Trajneri i Flamurtarit Erenstino Ramela kish hedhur nga minuta e parë dy sulmues, duke treguar se dëshironte ta fitonte medoemos këtë takim, ndërsa Armando Cungu i kishte qëndruar besnik formacionit të tij të zakonshëm me një mesfushë të ngjeshur dhe me Xhejmsin e vetëm në sulm.

Kushtet atmosferike ishin ideale dhe lejonin të luhej një futboll i bukur. Megjithatë pjesa e parë e kësaj ndeshje prodhoi shumë pak histori për të mos thënë aspak. Të dyja ekipet e nisën takimin duke menduar më shumë për për fazën difensive. Rasti i parë nëse mund të quhet i tillë erdhi në minutën e 16-të të ndeshjes. Veliaj për Laçin ekzekuton një goditje dënimi nga krahu i djathtë por topi grushtohet nga Ilion Lika që largon kështu rrezikun. Laçi qarkullon më shumë topin dhe përpiqet të ushtrojë presing por Xhejms i vetëm përpara e ka të vështirë të çajë mbrojtjen vlonjate.

Edhe skuadra e Ramelës has vështirësi në ndërtimin e aksioneve dhe dy sulmuesit, Buval e Abilaliaj nuk meren vesh mirë me njëri-tjetrin. Rasti më flagrant i kësaj ndeshje regjistrohet në minutën e 29-të ku Hoxha godet me kokë por portieri i kurbinasve Vujadinoviç tregohet i gatshëm duke devijuar topin në goditje kendi. Me nga një rast për secilën skuadër u mbyllën edhe 45 minutat e para të këtij takimi.

Pjesa e dytë Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte edhe më i luftuar. Kurbinasit gjejnë shumë shpejt golin me anë të Agim Metos. Në fakt meritën më të madhe te ky gol e kishte malazezi Cetkoviç i cili shmangu bukur mbrojtësin Tomiç dhe më pas dhuroi një asist përfekt për fierakun që me portën bosh nuk e kishte aspak të vështirë për të shënuar. Ky gol i laçianëve bën që Flamurtari të ndjejë akoma më shumë presion.

Erestino Ramela hedh në fushë Vucajn dhe Krujën për të gjetur sa më shpejt golin e barazimit por ata që i kanë mundësitë për të shënuar janë sërish kurbinasit. Në fundin e ndeshjes, saktësiht në minutën e 87-të, Aldo Mitraj, i sapo futur në fushën e lojës në vendin e Xhejms, në prekjen e tij të parë të topit ka shënuar edhe golin e dytë duke vulosur përfundimisht takimin në shifrat 0-2.

Me fitoren e sotme, Laçi vazhdon serinë e rezultateve pozitive pasi shijon fitoren e 6-të rradhazi në kampionat dhe barazon përkohësisht me pikë Partizanin në vendin e 4 por duhet thënë që këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Flamurtari pëson humbjen e 3-të radhazi në kampionat dhe tregon se ky ekip ka probleme që duhen zgjidhur menjëherë pasi situata në kampin vlonjat nuk është aspak e mirë.

FLAMURTARI – LAÇI 0-2
Golat: Meto 54′, Mitraj 87′

Formacionet
Flamurtari: Lika, Arbri, Idrizi, Kuqi, Veliu, Urdinoiv, Nikoliç, Telushi, Abilaliaj, Hoxha , Buval; Trajner: Erestino Ramela
Laçi: Vujadinoviç, Çela, Sheta, Buljan, Sefgjinaj, Meto, Veliaj, Teqja, Zefi, Cetkoviç, Xhejms; Trajner: Armando Cungu
Arbitër: Enea Jorgji
Kartona të verdhë: Telushi, 45′ Abilaliaj 45+1′ Metaj 48′ Idrizaj 77′

Minutat:
16′ Veliaj provon nga një goditje dëdimi por grushton Ilion Lika
29′ Hoxha godet me kokë por Vujadinoviç largon topin në goditje kendi
45′ Telushi ndëshkohet me karton të verdhë
45+1′ Edhe Abilaliaj ndëshkohet me karton të verdhë
46′ Del nga fusha le lojës Veliu dhe i lë vendin Shkodran Metajat
48′ Krosim në zonë dhe Buval gjuan me kokë por Vujadinoviç largon topin në goditje kendi
52′ Largohet Sefgjini për Laçin në fushë hyn Mustafa
54′ Cetkoviç driblon mjaft bukur 2 mbtrojtësa vlonjatë dhe pason për Meton, ky i fundin me portën bosh nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë
57′ Telushi lëshon një predhë nga jashtë zone por që përfundon mbi tra
62′ Largohet Nikoliç, në fushën e lojës Arsid Kruja
66′ Meto kërcënon me gjuajtje por topi përfunon jashtë
70′ Largohet Abilaliaj, në fushë Erjon Vucaj
75′ Buval provon me një kthesë por topi përfundon jashtë
83′ Largohet Veliaj për Laçin në fushë Nimani
87′ Mitraj shënon golin e dytë për kurbinasit

 

Cungu ne konference shtypi pas ndeshjes me MetalurgunCungu: Kapim europën

“Po kalojmë një moment të mirë dhe shpresoj që të zgjasë sa më tepër. Mund ta kapim Europën ndeshje pas ndeshjeje. Është e vështirë të përballesh me ekipe pa objektiva, pasi mund të ndjesh presion kur kërkohet rezultati”-tha për SuperSport tranjeri i kurbinasve.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"