Flamurtari rikthehet te fitorja, Bregu dhe Shehaj dërgojnë Elbasanin në të Parën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2015 | 12:12

Flamurtari rikthehet te fitorja, Bregu dhe Shehaj dërgojnë Elbasanin në të Parën

UntitledFLAMURTARI – ELBASANI 2-1
GOLAT:
Bregu 05′ Shehaj 90’/  Toçi 67′
Formacionet
FLAMURTARI:
Xhelilaj, Idrizaj, Kuqi, Gjinaj, Zeqaj, Kruja, Lena, Vucaj, Bregu, Llambro, Abilaliaj; Trajner: Erestino Ramela
ELBASANI: Ruçi, Çemi, Jaupi, Dosti, Musta, Malindi, Gava, Agboi, Hila, Jontasha, Lamçja; Trajner: Muharrem Dosti
GJYQTAR: Kreshnik Cjapi
DELEGAT: Hito Hitaj
VËZHGUES: Astrit Canaj

Pjesa e parë Ndeshja ka nisur me Flamurtarin në sulm. Vlonjatët vihen menjëherë në kërkim të golit dhe e gjejnë shumë shpejt me protagonist të riun, Dejvi Bregu. Një dalje përprara e vlonjatëve dhe Vucaj pason pason një top për Bregun i gjendur në afërsi të zonës, mesfushori vlonjat shikon vendosej e gabuar të portierit Ruçi dhe godet menjëherë duke e dërguar topin në rrjetë. Flamurtari në avantazh. Pas golit që zhbllokoi sfidën ritmi i ndeshjes filloi të bier kjo edhe për shkak temperaturave të larta sot në qytetin e Vlorës. Të dyja ekipet mundohen të qarkullojnë topin pa rrezikuar për asnjë moment portat respektive. POjesa e parë mbyllet me avantazhin e Flamurtarit 1-0.

Pjesa e dytë Në pjesën e dytë ekipet futen në fushë më të mobilizuara dhe luajnë më shpejt topin. Janë miqtë e Elbasanit që barazojnë përkohësisht rezultatin. Në minutën e 66-të Toçi mer një pasim dhe futet brenda zonës, pengohet në mënyrë të parregullt nga Zeqaj arbitri sinjalizon 11 metërs. Penalltinë e ekzekuton Toçi i cili nuk gabon dhe barazon rezultati. Megjithatë vlonjatët nuk dorëzohen dhe hidhen në sulm për të barazuar. Goli i fitores vjen në fundin e ndeshjes, saktësisht në minutën e 90-të me autor Ardit Shehajn i cili pasi merr një asis perfekty del i vetëm përballë portierit dhe realizon. Ndeshja mbyllet 2-1 dhe Flamurtari rikthehet te fitorja pas 8 javësh, ndërkohë Elbasani vazhdon të humbasë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"