Kategoria e Parë ngre sot siparin/ Nga veriu në jug, ja gjyqtarët e zgjedhur për 8 sfidat e startit të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 12:40

Kategoria e Parë ngre sot siparin/ Nga veriu në jug, ja gjyqtarët e zgjedhur për 8 sfidat e startit të kampionatit

Kategoria e Parë ngre sot “siparin”. Prej orës 16:00, starton zyrtarisht sezoni 2021-2022. Ndryshe nga vjet, janë shmangur grupet. Nuk do të ketë më Veri dhe Jug, por vetëm një me 16 pjesëmarrëse. Në 30 javë që do të ndahen në dy faza, dy janë ekipet që do të ngjiten direkt në Kategorinë Superiore (konkretisht vendi i parë dhe i dytë).

kategoria-e-pare-1

Skuadra që përfundon kampionatin e 3-ta, do të ketë të drejtën që të luajë një ndeshje shtesë për të tentuar ngjitjen me të 8-ën e elitës. “Luftë” do të ketë edhe për mbijetesën, pasi zbresin direkt 4 skuadra në të Dytën, saktësisht vendet 13, 14, 15 dhe 16. Ato që do ta mbyllin renditjen në pozicionin e 11-të dhe 12-të, do të bëjnë ndeshje “play out”-i me vendet e dyta të Kategorisë së Dytë. Formula e kampionatit ka ndryshuar dhe parashikohet një garë më e ashpër dhe e bukur.

Ekipet vijnë të transformuara dhe nga merkatoja, ndërsa janë disa klube që kanë shpallur kandidaturën për t’u ngjitur. Erzeni, Besa, Bylisi apo edhe Apolonia shihen si favorite referuar prurjeve të verës dhe asaj që kanë treguar në miqësore. E megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize.

JA GJYQTARËT QË DO TË VENDOSIN DREJTËSI NË 8 SFIDAT E JAVËS SË PARË: 

KATEGORIA E PARË JAVA 1 / SOT 

APOLONIA-ERZENI 16:00

Indrit Myrtja, Alfred Shkreta, Mehmet Bega 

SHKUMBINI-VORA 16:00

Albert Doda, Mariglen Llukmani, Feliks Kolleshi 

MALIQI-LUSHNJA (Në Korçë) 16:00

Dorjan Maletaj, Renato Malaj, Tauland Kasa

TËRBUNI-BURRELI 16:00

Erjon Bylykbashi, Emigers Ganxhi, Eluar Muça

TOMORI-KORABI 16:00

Klodjan Prenga, Nuri Rrapaj, Erind Burgu 

BUTRINTI-POGRADECI 16:00

Olti Çela, Marjus Qose, Stivi Methoxha

BESA-TURBINA (Në Luz) 16:00

Erald Demiraj, Gentian Kamolli, Bariokels Hamzaj 

BESËLIDHJA-BYLIS 16:00

Florjan Lata, Fatmir Lama, Herald Lisaku 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"