Kategoria e Parë, Grupi A/ Erzeni surprizon Besëlidhjen, Veleçiku mposht Dinamon. Kastrioti fiton në shtëpi, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 0:07

Kategoria e Parë, Grupi A/ Erzeni surprizon Besëlidhjen, Veleçiku mposht Dinamon. Kastrioti fiton në shtëpi, ja rezultatet

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Kategorisë së Parë në Grupin A, të vlefshme për javën e 18-të në këtë kampionat.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x308

Veleçiku ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Dinamon, në një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet. Me këtë humbje blutë mbetën në vendin e fundit. Erzeni ka surprizuar Besëlidhjen, të cilët i ka mposhtur me rezultatin 2-1 brenda në shtëpi.

Kastrioti ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Korabit, në një ndeshje ku vendasit nuk e kishin aspak të lehtë. Burreli është barazuar në fund nga Tërbuni, ku të dyja ekipet treguar paraqitje shumë të mirë.

 

FT| Tërbuni-Burreli 1-1

Rasha 90’/ Almeida 65′

FT| Veleçiku-Dinamo 3-1

Ujkaj 37′, Hoxhaj 57′, Trumci 70’/ Potreli 44′

FT| Besëlidhja-Erzeni 1-2

Moqi 55’/ Alimadhi 40′, Rezi 89’

FT| Kastrioti-Korabi 1-0

Bardhi 28′

Egnatia pushim

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"