Kategoria e Dytë, Grupi B/ Shkumbini dhe Devolli fitojnë në transfertë, Delvina përmbys Maliqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2018 | 16:56

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Shkumbini dhe Devolli fitojnë në transfertë, Delvina përmbys Maliqin

U luajtën sot 7 takimet e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Delvina i ka surprizuar të gjithë teksa ka përmbysur kryesuesit e Maliqit nga 0-2 në 3-2.

Delvina-Maliqi

Shkumbini dhe Devolli nuk kanë falur duke fituar në transfertë përballë Skraparit dhe Memaliajt, teksa konfirmohet rivaliteti i ashpër në krye, ku 3 skuadra udhëheqin me pikë të barabartë.

Këlcyra vazhdon të shkëlqejë, duke mposhtur Termin me rezultatin 1-2. Me triumfin e sotëm, këlcyrjotët kanë hyrë në vallen e kreut.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Ndërkohë Albeptroli, Gramozi dhe Tepelena kanë bërë detyrën në shtëpi. Patosarakët mposhtën 3-0 Naftëtarin e vendit të fundit, ndërsa Gramozi dhe Tepelena fituan minimalisht ndaj Përmetit dhe Butrintit.

REZULTATET, GRUPI B:

Delvina-Maliqi 3-2

Skrapari-Shkumbini 0-2

Albpetroli-Naftëtari 3-0

Memaliaj-Devolli 0-1

Term-Këlcyra 1-2

Gramozi-Përmeti 3-2

Tepelena-Butrinti 1-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"