Kategoria e Dytë, Grupi B/ “Lumë” golash në 6 ndeshje! Pretendentët nuk zhgënjejnë, ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 15:32

Kategoria e Dytë, Grupi B/ “Lumë” golash në 6 ndeshje! Pretendentët nuk zhgënjejnë, ja të gjitha rezultatet

Janë mbyllur 6 ndeshjet e Kategorisë së Dytë në grupin B, të vlefshme për javën e 11-të në këtë kampionat.

skrapari laberia

Skuadrat pretendente nuk kanë zhgënjyer, teksa kanë marrë fitore shumë të rëndësishme. Butrinti vazhdon në krye të renditjes, teksa ditën e sotme ka mposhtur 1-2 Naftëtarin në transfertë. Fitore ka korrur edhe Maliqi, që mposhti 3-0 Memaliajn në shtëpi.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Labëria ndaj Skaparit. Devolli mposhti minimalisht Përmetin, njëjtë si Tepelena që mposhti Këlcyrën. Albpetroli mori një fitore shumë të vështirë, duke mposhtur 1-2 Gramozin.

REZULTATET:

DEVOLLI-PËRMETI 1-0

Pere 56′

TEPELENA-KËLCYRA 1-0

Jaupi 94′

MALIQI-MEMALIAJ 3-0

Avdillari 17′, Tako 36′, Trëndafili 69′

GRAMOZI-ALBPETROLI 1-2

Mydin 47’/ Xhoxhaj 83′, Kapo 91′

SKRAPARI-LABËRIA 0-3

Asimetaj 18′, Kuqi 61′, Malko 79′

NAFTËTARI-BUTRINTI 1-2

Fejzo 26’/ Gurma 10′, Gomes 20′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"