Kategoria e Dytë, Grupi B/ Halilaj i vë “kyçin” portës, Labëria merr 1 pikë ndaj Maliqit. 3 skuadra triumfojnë në transfertë, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2021 | 23:54

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Halilaj i vë “kyçin” portës, Labëria merr 1 pikë ndaj Maliqit. 3 skuadra triumfojnë në transfertë, ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë, ku nuk munguan surprizat. Padyshim që vëmendja ishte te supersfida mes Maliqit dhe Labërisë që u zhvillua në qytetin e Korccës, e cila përfundoi në barazim pa gola.

 

kategoria_dyte_cover

Portieri i Labërisë, Argent Halilaj, duket se i ka vënë “kyçin” portës, teksa në 8 ndeshjet e zhvilluara në këtë kampionat nuk ka pësuar ende asnjë gol, teksa golavarazhi i skuadrës nga qyteti i Vlorës është (14-0). Një rezultat ky që i shkon për shtat skuadrës së Labërisë, përballë një rivali direkt si Maliqi.

Në sfidat e tjera, spikasin fitoret e Butrintit, Naftëtarit dhe Këlcyrës në transfertë, Sfida tjetër ajo mes Tepelenës dhe Albetrolit u mbyll në barazim 0-0.

REZULTATET: 

DELVINA-KËLCYRA 0-1

Xhakollari 28′ 

TEPELENA-ALBPETROLI 0-0

MALIQI-LABËRIA 0-0

GRAMOZI-BUTRINTI 0-2

Gurma 5′ , Llojaj 90+2

SKRAPARI-NAFTËTARI 1-4

Myftari 73′ / Bufasi 15′ , Karakashi 26′ , Koroveshi 53′ , Saraçi 65′ 

PËRMETI PUSHIM

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"