Kategoria e Dytë, Grupi A/ Sopoti përmbys Partizanin në një ndeshje të çmendur, ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2018 | 18:05

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Sopoti përmbys Partizanin në një ndeshje të çmendur, ja të gjitha rezultatet

Janë zhvilluar ditën e sotme, ndeshjet e javës së tretë në grupin A të Kategorisë së Dytë. Kukësi B fitoi në shtëpi përballë Vllaznisë B, me shifrat 2-0, me golat që u shënuan nga Gjuta dhe Domi.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Spartaku mundi Adën kryesuese të grupit, me rezultatin e pastër 3-0, dhe ndeshjen e vendosi tripleta e Merdinit. Ndeshje e çmendur mes Sopotit dhe Partizanit B, ku në total u shënuan 8 gola. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e “demave” 1-2, ndërkohë në të dytën erdhi përmbysja e madhe, dhe në fund Sopoti fitoi 5-3, ku autori i një dopiete ishte Mirel Çota.

Ndeshja e Kevitanit përballë Gramshit, e programuar të luhej në kompleksin “Skënder Halili”, nuk është zhvilluar, ndërkohë që Tirana B ishte pushim këtë javë. Më poshtë, rezultatet e sfidave në grupin B.

REZULTATET

Sopoti-Partizani B 5-3

(Seferi 12’, Çota 55′, pen. 72′ Alliu 69′, Vreto 86′ / Hyon Uk 5’, pen. 62′ Beqiraj 40’)

Kukësi B-Vllaznia B 2-0

(Gjuta 10’, Domi 29’)

Internacional-Klosi 0-1

(Kurbneshi 49′)

Spartaku-Ada 3-0

(Merdini 2’, 66′, 84′)

Kevitan-Gramshi(e shtyrë)

DJE | Luzi 2008-Tërbuni 2-2

Barçi 61’, Xhafa 90+2’/ F.Taku 34’, 89’(p)

Tirana(Pushim)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"