Kategoria e Dytë, Grupi A/ Sopoti ia bën 8 me 2 Adës, Tërbuni dhe Spartaku me hap kampioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2018 | 16:41

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Sopoti ia bën 8 me 2 Adës, Tërbuni dhe Spartaku me hap kampioni

U luajtën ditën e sotme 4 takimet e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A. Sopoti ka shpartalluar Adën me rezultatin 8-2. Skuadra e trajnerit Kënga është treguar e pamëshirshme në shtëpi përballë miqve nga Velipoja, duke shënuar plotë 8 gola.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Tërbuni kryesues ka arritur një fitore tepër të rëndësishme ndaj Partizanit në transfertë, ndërkohë rezultat pozitiv edhe për Spartakun që ka mposhtur Kukësin B me rezultatin 1-2.

Nuk munguan surprizat në këtë javë teksa Vllaznia B u mposht në shtëpi nga Klosi me rezultatin 1-2. Kujtojmë që ditën e djeshme u zhvillua dhe sfida mes Tiranës B dhe Gramshit që përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të miqve.

REZULTATET:

Sopoti-Ada 8-2

Golat: Çota 11’, 75’, Vreto 15’, Seferi 24’, Kullafi 77’, Toçka 47’, 66’, 84’ / Hasani 57’, 83’

Partizani B – Tërbuni 1-3

Golat: Hasa 88’ / Zagani 37’ , Saliaj 64’, Prendi 90’

Kukësi B-Spartaku 1-2

Golat: Duraku 13’ / Pillati 21’, Merdini 56’

Vllaznia B-Klosi 1-2

Golat: Smajli 60’ / Hallkaj 30’, Pengili 33’

DJE:

Tirana B-Gramshi 0-3

Golat: Baku 16’, Goga 73’, Latifi 80’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"