Kategoria e Dytë, Grupi A/ Ndjekëset e Tërbunit ndalen në barazime, ja rezultatet e sfidave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2019 | 17:39

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Ndjekëset e Tërbunit ndalen në barazime, ja rezultatet e sfidave

Grupi A i Kategorisë së Dytë, luajti ditën e sotme sfidat e javës së 15-të. Me ekipin kryesues të Tërbunit që ishte pushim, dy ndjekëset, Gramshi dhe Luzi 2008, u ndanë në një barazim 1-1, që u vendos vetëm në momentet e fundit të sfidës.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Ndërkohë, në një barazim pa gola u ndal edhe Sopoti, në shtëpi ndaj Vllaznisë B. Ada fitoi 0-1 në transfertë, përballë Internacionalit, ndërsa barazim 1-1, u shënua edhe në sfidën mes Spartakut dhe Partizanit B.

Edhe Klosi ishte pushim këtë javë, ndërkohë që ditën e djeshme, Tirana B pati fituar ndaj Kukësit B, me shifrat minimale 0-1. Më poshtë, rezultatet e plota.

SOT

Sopoti-Vllaznia 0-0

Internacional-Ada 0-1

( / Cepaliku 29’)

Luzi 2008-Gramshi 1-1

(Tavani 87’ / Latifi 85’)

Spartaku-Partizani B 1-1

(Myftaraj 17’ / Kacoli 36’)

Klosi – Pushim

Tërbuni – Pushim

DJE | Kukësi B-Tirana B 0-1

( / Kalemaj 5’)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"