KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Gramshi likuidon Kukësin, fitojnë Tërbuni dhe Luzi. Vllaznia 7 gola Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2018 | 17:20

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Gramshi likuidon Kukësin, fitojnë Tërbuni dhe Luzi. Vllaznia 7 gola Tiranës

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e javës së 13-të në grupin A të Kategorisë së Dytë. Partizani B ka fituar në fushën e Internacional, në shifrat 0-2, me gola të Ballës dhe Xhungës.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Ada u mposht në shtëpi me shifrat e thella 0-4 nga Luzi 2008, ndërsa Gramshi nuk vuri në diskutim fitoren 3 pikët, me fitoren 5-1 ndaj Kukësit B. Vllaznia B ka dhuruar një rezultat të pabesueshëm ndaj Tiranës B, me shifrat 2-7, duke konfirmuar krizën në ekipin e dytë bardheblu. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

Tërbuni-Sopoti 1-0

(Taku 50’)

Internacional-Partizani B 0-2

(Balla 23’, Xhunga 91’)

Ada-Luzi 2008 0-4

(Barci 13’, 76’ Xeka 48’, Tavani 58’)

Gramshi-Kukësi B 5-1

(Latifi 1’, 50’, 78’, 87’, Koçi88’ / Cenaj pen. 66’)

Tirana B-Vllaznia B 2-7

(Arillari 70’, Kapllanaj pen. 77’ / Palushani 32’, 36’, Shaba 47’, Pusi 57’, 60’, 65’, 92’)

Klosi-Pushim

Spartaku-Pushim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"