Kategoria e Dytë, Grupi A/ E pabesueshme, Sopoti fitore me 14 gola. Fitojnë Vllaznia dhe Gramshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 16:20

Kategoria e Dytë, Grupi A/ E pabesueshme, Sopoti fitore me 14 gola. Fitojnë Vllaznia dhe Gramshi

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e tjera të javës së shtatë në Kategorinë e Dytë. Në Grupin A ka qenë skuadra e Sopotit ajo që ka dhuruar spektakël duke shkatërruar në transfertë Kevitanin me rezultatin e thellë 1 me 14.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Fitore ka marrë edhe skuadra e Vllaznisë me rezultatin 0 me 3 në transfertë me skuadrën e Internacional Tirana. Në ndeshjen midis Adës hde Tërbunit nuk pati fitues, ndërsa në Klosi me Gramshit fitues ishin këta të fundit me rezultatin minimal 0 me 1.

Rezultatet:

Kevitan – Sopoti 1-14

Hajdari 88’ / Tanushi 14’, Alliu 17’, Polisi 19’, Vreto 28’, 53’, Toçka 56’, 63’, 80’, 90’, Çota 67’, 74’, 82’, Dosti 74’, Jugu 86’

Internacional Tirana – Vllaznia B 0-3

Ruqi 31’, Pusi 48’, Smajli 79’

Ada – Tërbuni 0-0

Klosi – Gramshi 0-1

Shkoza 10’

Luzi 2008 – Kukësi B 2-0 (Dje)

Tavani 13’, 27’

Spartaku – Tirana B 2-0 (Dje)

Merdini 36’, Hima 77’

Partizani B (pushim)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"