KATEGORIA E DYTË, Grupi A/ Çota debuton me dopietë, Tërbuni dhe Ada dhurojnë spektakël në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 18:25

KATEGORIA E DYTË, Grupi A/ Çota debuton me dopietë, Tërbuni dhe Ada dhurojnë spektakël në transfertë

U luajtën sot 6 përballjet e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Dytë. Nuk munguan golat dhe surprizat në këtë javë të parë, teksa Tërbuni që është dhe pretendentja kryesore për tu ngjitur në kategori më lartë, mposhti Kukësin B në transfertë me rezultatin 1-4.

 kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Fitore mjaft e rëndësishme edhe për Sopotin i cili mposhti Tiranën B me rezultatin 2-1. Mirel Çota ishte autori i 2 golave për librazhdasit, të cilët morën një fitore të artë në shtëpi.

Sfida mes Vllaznisë B dhe Partizanit B u mbyll në barazim 1-1. Më poshtë mund të mësoni edhe rezultatet e të gjitha përballjeve të sotme në Grupin A:

Grupi A

Vllaznia B-Partizani B 1-1

Borshi 83′ / Daci 9′ 

Sopoti-Tirana B 2-1

Çota 79′, 81′ / Xhepa 77′

Kukësi B-Tërbuni 1-4

Germizi 86′ / Prendi 25′, Taku 65′ (p), Kumanova 90′, Kita 90+2′  

Luzi 2008-Klosi 1-0

Xeka 90′

Kevitan-Ada 2-4

Allani 58′ Qepuri 68′ / Galica 15′, 50′, Hasani 83′ 90+1′

Internacionali-Spartaku 1-2

Spahi 46′ / Merdini 51′, Hima 66′

Gramshi (pushim)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"