KATAR 2022/ Brazili “poker” Bolivisë! Argjentina “ngec” me Ekuadorin, festë edhe për Perunë. Ja rezultatet dhe kombëtaret e kualifikuara (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2022 | 14:50

KATAR 2022/ Brazili “poker” Bolivisë! Argjentina “ngec” me Ekuadorin, festë edhe për Perunë. Ja rezultatet dhe kombëtaret e kualifikuara (VIDEO)

Kanë përfunduar dhe ndeshjet e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.

JULIAN ALVAREZ

Brazili ka arritur të fitojë me “poker” 0-4 ndaj Bolivisë në transfertë. Golat u realizuan nga Paketa, Riçarlison dy herë dhe Guimaraesh. “Seleçao” i mbyll këto kualifikuese në vendin e parë në kuotën e 45 pikëve.

Argjentina ka “ngecur” në barazimin 1-1 ndaj Ekuadorit në transfertë. Golat u realizuan nga Alvarez për skuadrën e Skalonit, ndërsa barazimi erdhi në sekondat e fundit në minutën e 90+3′ nga Valencia.

Të dyja skuadrat janë kualifikuar në Botëror, teksa Argjentina u rendit në vendin e 2-të duke koleksionuar 39 pikë, ndërsa Ekuadori në vendin e 4-të duke grumbulluar 26 pikë.

Uruguaji ka triumfuar me shifrat 0-2 ndaj Kilit në transfertë. Golat u shënuan nga Luis Suarez dhe Valverde. Uruguaji ka prerë një biletë për në Kupën e Botës duke u renditur në vendin e 3 me 28 pikë, ndërsa Kili u rendit në vendin e 7 me 19 pikë, duke u mos u kualifikuar për në Katar.

Peruja ka arritur të marrë një tre pikësh të artë teksa ka fituar me rezultatin 2-0 në shtëpi. Golat u shënuan nga ish-sulmuesi i Milanit, Xhanluka Lapadula dhe Jotun duke e dërguar kombëtaren e tyre në “Play-Off” të Botërorit të Katarit.

Kolumbia fitoi me shifrat minimale 0-1 në transfertë ndaj Venezuelës. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Hames Rodrigez me penallti. Të dyja kombëtaret kanë mbetur jashtë Botërorit.

NDESHJET E PËRFUNDUARA –

BOLIVI 0-4 BRAZIL

Paketa 24′, Riçarlison 45′, 90+1′, Guimaraesh 66′

EKUADOR 1-1 ARGJENTINË

Valencia 90+3′ / Alvarez 24′

KILI 0-2 URUGUAJ

Luis Suarez 79′, Valverde 90′

PERU 2-0 PARAGUAJ

Lapadula 5′, Jotun 42′

VENEZUELË 0-1 KOLUMBI

Hames Rodrigez (p) 45+4′

RENDITJA PËRFUNDIMTARE –

RE

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"