Kastrioti sfidon Tomorin në transfertë, Ndreu: Duhet të tregojmë kush vjen nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2023 | 10:24

Kastrioti sfidon Tomorin në transfertë, Ndreu: Duhet të tregojmë kush vjen nga Superiorja

Kastrioti kërkon pathyeshmërinë. Kanë tri barazime pas 270 minutash dhe synojnë që ta ruajnë “0” kolonën e humbjeve.

gdhg

I kam marrë që të gjitha masat, që edhe nga Berati të mos kthehemi duarbosh. Këtë e thotë edhe Ramadan Ndreu, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”. Trajneri vlerëson kundërshtarin, por në anën tjetër pret që të tijtë të tregojë se kush është skuadra që ka ardhur nga Superiorja.

“Shkojmë në Berat, pas tri sfidave të vështira që kemi zhvilluar në kampionat. Pas Elbasanit, Burrelit dhe Flamurtarit, do të matim forcat me Tomorin. I kemi mbyllur në barazim këto javë, ndonëse do të kisha dashur edhe ndonjë fitore. Por duhet të pranoj se këto janë ekipe me lojtarë cilësorë. Të marrësh pikë në ‘Liri Ballabani’, mund të konsiderohet si një rezultat pozitiv. Nuk është fushë e lehtë, pa harruar edhe pjesën e tifozëve. Matjanët kanë një mbështetje të madhe nga sportdashësit dhe kjo e motivon. E megjithatë, tani të fokusohemi te beratasit. Do të shkojmë për të dhënë më të mirën. Tomori ka treguar stabilitet, por ne jemi një ekip që vijmë nga Superiorja dhe është momenti të tregojmë që kemi bërë mirë këto vitet e fundit. Unë jam optimist”, përfundoi numri një i pankinës krutane, i cili pritet që të hedhë në fushë të njëjtin ekip.

I vetmi ndryshim i detyruar është Enes Kuka, i dëmtuar. Vendi e tij do ta zërë Zejsar Arapi. Këtë javë i gatshëm është edhe Xhuljo Mehmeti, i rikuperuar tashmë nga dëmtimi.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"