Kastrioti në formë, trajneri Çela pret një sforco nga ekipi krutan në takimin e sotëm ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 10:55

Kastrioti në formë, trajneri Çela pret një sforco nga ekipi krutan në takimin e sotëm ndaj Erzenit

Fitorja ndaj Bylisit ka rikthyer qetësinë te krutanët, ndërsa ka sjellë një klimë shumë entuziaste për të kërkuar trepikëshin e radhës ndaj Erzenit, sot në 13:00 në Durrës.

EMILJANO CELA

Koha e shkurtër që trajneri Emiljano Çela ka pasur në dispozicion për të përgatitur këtë takim, ka bërë që edhe plani stërvitor të ndryshojë.

Me rikthimin nga pezullimi për kartonë të kapitenit Abaz Karakaçi dhe sulmuesit të krahut, Silvio Zogaj, “lufta” për një vend në formacion është e madhe.

Sulmuesit Gabriel Morbek dhe Santiago Selmani bënë një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Bylisit, duke dhënë garanci për vazhdimësinë.

KASTRIOTI 1

Pritet që sot të konfirmohet formacioni i fitores së fundit, por me ndryshimin që në mesfushë do të ketë një vend për Karakaçin e rikthyer.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të grumbullohet për këtë ndeshje mesfushori Xhuljo Mehmeti, që po vuan prej disa javësh një dëmtim.

Fakti që ky takim luhet pa praninë e spektatorëve shihet si një favor për krutanët, por gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në fushë.

Një fitore sot e ngjit shumë Kastriotin, që pas 10 javëve ka grumbulluar 13 pikë dhe pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit.

KS (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"