Kastrioti, historia e favorizon kundër rrogozhinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 23:24

Kastrioti, historia e favorizon kundër rrogozhinasve

Kastrioti do të luajë nesër në transfertë përballë Egnatias, një kundërshtar mjaft i fortë. Atmosfera në kampin krutan është e mirë dhe Kastrioti do të udhëtojë drejt Rrogozhinës me kontingjentin e plotë, pasi edhe lojtarët që kanë pasur probleme gjatë javëve të fundit janë riaftësuar plotësisht.

Kastrioti stervitje

Përballjet mes Kastriotit dhe Egnatias kanë prodhuar rivalitet, në total skuadrat janë ndeshur 10 herë, krutanët janë më superiorë, pasi e kanë mposhtur Egnatian gjashtë herë kundrejt katër të tyre. Interesant është fakti që asnjëra nga përballjet mes tyre nuk ka përfunduar në barazim.

Përballja e këtij sezoni pritet me interes, pasi të dyja skuadrat janë forcuar në krahasim me sezonin e shkuar, paçka se krutanët janë me këmbë në tokë sa u takon objektivave sepse të gjithë shprehen se objektivi është ndeshja e radhës.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"