Kasano këshillon Interin: Për të luftuar deri në fund të sezonit, duhet të merrni këta 3 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 20:54

Kasano këshillon Interin: Për të luftuar deri në fund të sezonit, duhet të merrni këta 3 lojtarë

Interi po zhvillon një kampionat shumë të mirë deri tani, teksa renditen në vendin e parë me 38 pikë, dy më shumë se Juventusi i vendit të dytë.Kasano

Për këtë ecuri të ziklatërve, ka folur edhe një ish-lojtar, siç është  Antonio Kasano. Ky i fundit në emisionin televiziv “Tiki Taka”, është shprehur se zikaltërve i nevojiten tre blerje në janar. “Interi ka nevojë të përforcohet me tre lojtarë në janar.

Markos Alonso në mbrojtje, Vidal në mesfushë dhe Zhiru në sulm, janë të nevojshme për zikaltërit. Me këto 3 përforcime Interi do të luftonte për titullin deri në fund të sezonit. “, u shpreh Kasano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"