Kartonët e verdhë, tre titullarë të Tiranës rrezikojnë derbin kundër Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 10:37

Kartonët e verdhë, tre titullarë të Tiranës rrezikojnë derbin kundër Partizanit

Tirana do të luajë ditën e premte me Erzenin në kampionat, por sytë janë nga derbi me Partizanin.

tirana

Për këtë sfidë bardheblutë duan të jenë të plotë, por kanë disa rreziqe. Si fillim, janë tre futbollistë që nëse ndëshkohen me shijakasit humbasin të kuqtë. Bëhet fjalë për Kristal Abazajn, Regi Lushkjen dhe Bruno Lulajn. Të tre titullarë dhe nëse ata ndëshkohen në këtë sfidë humbasin Partizanin.

FORMACIONI – Në mungesë të Latifit, me shumë mundësi nga minuta e parë do të jetë Patrik. Për sa i përket mesfushës do të kthehet titullar Lushkja që luajti shumë mirë sa hyri në fushën e lojës. Mund të ketë në ndryshim me Nikqin, Haxhiun e Patrikun nga minuta e parë.

Mesfusha me tre Jonuzi Deliu dhe Lushkja, si dhe kthehet mbrojtja me katër, Haxhiu, Lulaj ose Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni. Edhe në portë, kthehet i pezulluari Kozi. Ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës, e cila ishte planifikuar të luhej të premten ora 15:00, në stadiumin “Arena e Demave” është spostuar në Elbasan.

Takimi do të luhet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë në “Elbasan Arena”. Një lëvizje e takimit për disa kilometra ka ndodhur për një arsye të caktuar. Klubi i Partizanit, i cili është pronari i stadiumit ka njoftuar federatën dhe klubin Erzeni se para, gjatë dhe pas ndeshjes, mund të kishte trazira në stadium mes dy tifozërive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"