Kartonët e verdhë, 6 futbollistë të Partizanit rrezikojnë derbin me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 11:40

Kartonët e verdhë, 6 futbollistë të Partizanit rrezikojnë derbin me Tiranën

Partizani luan të shtunën ndeshjen e radhës ndaj Dinamos, shumë e rëndësishme për situatën ku ndodhet skuadra.

Partizani

Megjithëse të gjithë do të jenë të përqendruar në derbin ndaj bluve, duhet thënë se plot gjashtë lojtarë në rast kartoni të verdhë do të jenë të pezulluar kundër Tiranës.

Bëhet fjalë për Eljon Sotën, Arinaldo Rrapajn, Andi Hadrojn, David Atanaskoski, Kristian Mba dhe Alfred Mensah.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"