Kapiteni i Skënderbeut nuk ka dyshime, Frashëri: Nëse vazhdojmë kështu, do mbetemi në vendin e tretë apo të katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 19:58

Kapiteni i Skënderbeut nuk ka dyshime, Frashëri: Nëse vazhdojmë kështu, do mbetemi në vendin e tretë apo të katërt

Erlis Frashëri, kapiteni i Skënderbeut, beson se barazimi ndaj Partizanit ka konfirmuar forcën që ka skuadra korçare, e pozicionuar prej javësh në vendin e katërt e gjithmonë pretendente për “Final 4”.

frasheri

“Kemi punuar shumë gjatë gjithë verës, gjatë fazës përgatitore. Stafi ka punuar e sjellë lojtarë të rinj, pro edhe me eksperiencë. Sot treguam që nuk jemi rastësi e surprizë, se kemi qenë gjithë fazën e parë në vendin e katërt. Kemi bërë lojë të mirë, atë gol në fillimin e pjesës së dytë nuk duhej ta kishim pësuar aq shpejt. Kishim rastet tona, por edhe Partizani kishte të vetat.

Ne nuk flasim asnjëherë për vendin e katërt apo më poshtë. Do bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, i quajmë si finale. Këta janë çuna të rinj, punojnë në stërvitje dhe janë të fokusuar. Do bëjmë maksimumin deri në fund dhe besoj që me këtë grup do të ecim shumë lart.

Çfarë është lart? Siç jemi në vend të katërt, pse mos ikim edhe më lart, se nuk ka shumë diferencë pikësh. Me këto ekipe nuk është se jemi poshtë Partizanit, Tiranës apo Egnatias. Krijojmë volum loje, futboll e rastet tona, thjesht duhet të kemi pak më shumë përgjegjës para portës.

Ne do japim maksimumin, t’i marrim të gjitha si finale, të japim çdo gjë në fushë. Nëse do vazhdojmë kështu, do jemi lart në këto pozicione, vendi i tretë, vendi i katërt, ç’rëndësi ka”, tha Frashëri për “MCN” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"