Kapiteni i Liverpulit i dëshpëruar pas humbjes në derbi, Van Dajk: S’na falet ta humbasim titullin kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 18:07

Kapiteni i Liverpulit i dëshpëruar pas humbjes në derbi, Van Dajk: S’na falet ta humbasim titullin kështu

Kapiteni i Liverpulit, Virxhil van Dajk, këm bëngul se skuadra e tij nuk e meriton të fitojë titullin pas dorëzimit të tyre në derbin e Mersejsajdit, me holandezin që thotë se lojtarët nuk mund të pranojnë mënyrën se si po e lejojnë sezonin e tyre të rrëshqasë. Evertoni e meritoi fitoren 2-0 në “Goodison Park”, humbja e parë e Liverpulit në shtëpinë e rivalëve që nga viti 2010 dhe vetëm humbja e dytë e Jyrgen Klopit në total në këtë duel.

van dajk

“Reds”-at ishin të dobët në të dy ekstremitetet e fushës dhe tani e kanë pranuar se janë dorëzuar për titullin e Premier Ligës. Dhe Van Dajk ka dalë i lëkundur pas ndeshjes, duke thënë se skuadra e tij nuk ka treguar mjaftueshëm grintë për t’i siguruar Klopit një fund ëndrrash të karrierës së tij pas nëntë viteve në “Anfield”. “Në ndeshje si këto, minimumi që duhet të bësh është të luftosh”, tha qendërmbrojtësi. “Na mungonte kjo në kaq shumë momente në sfidat e vogla, disa pasime që nuk ishin të qarta, kështu që ne dolëm të mposhtur në duele dhe ata morën vrull prej saj.

Ata kishin, nuk e di sesa goditje standarde. Kjo mund të bëjë diferencën, sepse është një forcë e tyre. Por ne duhet të shikohemi në pasqyrë dhe secili prej nesh duhet të mendojë: ‘Dëgjo, nuk mund ta pranosh këtë, nuk mund ta pranosh mënyrën se si po e lëmë sezonin tonë të përfundojë. Nëse luajmë si në këtë ndeshje, ju nuk e meritoni të fitoni ligën’.

Tani është koha për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer sërish, sepse ne duhet ta bëjmë atë për veten, klubin dhe tifozët. Nuk është vetëm që dilni atje dhe luani lojën tuaj, duhet të bëni shumë më tepër sesa kaq. Por nëse luajmë si në këtë ndeshje dhe e lëmë të rrëshqasë kështu, atëherë as që duhet ta mendojmë titullin. Është një përzierje e gjithçkaje. Nuk mund t’i vësh gishtin, është mungesë vetëbesimi, papërvojë, sfidë, ndoshta frikë të bësh gabime në këtë pjesë të sezonit. Ne nuk mund ta pranojmë këtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"