Kamza nuk dorëzohet kurrë, reagon edhe kur është duke humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 17:02

Kamza nuk dorëzohet kurrë, reagon edhe kur është duke humbur

Kamza bëhet e frikshme. Dhe këtë e thonë shifrat, pasi janë i vetmi ekip që i kanë marrë dy barazime Skënderbeut kryesues. Ata janë kthyer në surprizën e këtij kampionati, ndërsa në 11 javë kanë fituar 4, barazuar 5 dhe humbur 2, humbje të kontestueshme. Statistikat flasin për ecurinë më të mirë në historisë 81-vjeçare të këtij klubi.

kamza

Ajo që vlerësohet edhe nga specialistët, është një skuadër që nuk dorëzohet lehtë edhe pasi ka pësuar golin. Këtë e kanë treguar 5 ndeshje. Në Kamzë për fazën e parë kundër Skënderbeut, pasi ka pësuar golin nga Shkodra në të 29-ën minutë, barazon me anë të Rezit në 67-ën dhe e njëjta tablo ndodhi edhe në ndeshjen e fundit në Korçë për fazën e dytë, kur barazuan golin e Radasit me Plakun në të 85-ën. Këtë karakter e kanë treguar edhe me Teutën në shtëpi. Durrsakët ishin në avantazh pas autogolit të Frashërit dhe mendoi Raçiç që t’u jepte një pikë të vyer me atë gol në të 90-ën. Po në Kamzë me Kukësin shënojnë miqtë me anë të Kalesë në të 27-ën dhe përmbys Plaku me dopietë në të 42-ën dhe 55-ën.

Ndërkohë që në Gjirokastër arriti të marrë fitore, ku dygolëshi i Raçiç zhvlerësoi barazimin e Bregut. Ka arritur të marrë dhe tri fitore të tjera, ndërsa me Vllazninë i nderoi Imeri në 87-ën, në të njëjtën minutë realizoi edhe Plaku në Laç, ndërsa me Partizanin ishte Ymeraj që shënoi në të 83-ën. Kjo ecuri nuk është aq rastësore, por rezultat i punës. Një gjë të tillë e shpjegon edhe trajneri Ramadan Ndreu, ndërsa thotë: “Skuadra është e shkëlqyer. Djemtë janë seriozë, punë- torë dhe të disiplinuar. Klubi po na mbështet në mënyrë të shkëlqyer, në aspektin financiar, në atë të organizimit, në atë të premiove.

Mendoj se do të vazhdojmë kështu, përgatitja e lartë fizike ka bërë që të arrihen këto rezultate”. Sakaq, zv/trajneri Eldian Topi radhit faktorët që po sjellin suksesin. “Stërvitja dhe forca e grupit janë primare, por dhe faza përgatitore e zhvilluar në Maqedoni ka sjellë efektin e vet. Ndikim kanë edhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes drejtuesve të klubit, që nuk kanë kursyer mbështetjen ndaj ekipit”, tha numri dy i stolit.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"