Kamza, gati një debutues në Vlorë. Rami: Mezi po pres të luaj në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2017 | 10:33

Kamza, gati një debutues në Vlorë. Rami: Mezi po pres të luaj në Superiore

Sukseset e Kamzës me rezultatet kundër Luftëtarit dhe Vllaznisë në dy javët e fundit të kampionatit, nxori në pah edhe një herë se lojtarët që janë në stolin e rezervave kanë potencial dhe janë me pak diferencë me lojtarët titullarë. Një nga lojtarët blu, që kërkon edhe ai hapësirë në formacion, është dhe mbrojtësi Armand Rami që pritet të luajë në formacionin titullar në Vlorë.

kamza

Sigurisht që trajneri Ndreu e ka parapëlqyer këtë futbollist, që në merkato kur ai erdhi për provë, por që u rezistoi të gjitha provave gjatë seleksionimeve duke treguar potencial dhe aktiv. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” mbrojtësi 19-vjeçar, Armand Rami, që më parë ka qenë pjesë e Kukësit, por që nuk e pati fatin të aktivizohej qoftë vetëm një ndeshje në Superiore, duke se tani po i buzëqesh te Kamza ky fat.

“Mezi po pres të debutoj në Superiore dhe kjo për mua do të jetë arritja më e madhe për moshën që kam. Kam luajtur në shumë ndeshje miqësore, të cilat kanë qenë ndeshje të dobishme për të gjetur ritmin, për të pasur frymë dhe përsosur mirëkuptimin mes meje dhe trajnerit.

Ndërkohë që dhe ekipi ynë është duke shkuar mirë, sepse tani kemi filluar të luajmë me një konsolidim të plotë profesionist të skuadrës. Reparti i mbrojtjes e ka mbajtur larg kundërshtarin, mesfusha, e ka qarkulluar topin shpejt dhe sulmuesit kanë konkluduar, kështu që mendoj se jemi mirë tani për tani”, deklaroi mbrojtësi.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"