Kamza e akuzoi për blerje lojtarësh, Grima: Nuk cenohem nga fantazitë e sëmura, i mëshiroj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 20:36

Kamza e akuzoi për blerje lojtarësh, Grima: Nuk cenohem nga fantazitë e sëmura, i mëshiroj

Trajneri i Kombëtares së Femrave dhe ish-trajneri dhe drejtuesi i Vllaznisë, Armir Grima, është akuzuar nga skuadra e Kamzës se ka tentuar të blejë lojtarët e tyre. Por, në një reagim për “Panorama Sport”, Grima i ka konsideruar deklarata të tilla si humbje të gjakftohtësisë.

grima

“Më vjen shumë keq që të bie në nivele të atilla, për t’i dhënë përgjigje disa fantazive të sëmura dhe mbi të gjitha, krejtë- sisht të pavërteta. Mbetet thjesht një copë balte, e cila nuk cenon në asnjë moment punën dhe dinjitetin e Armir Grimës. Një sajesë me bazë emocionale në këtë fund kampionati, por nuk mund të komprometojë as Grimën e as Vllazninë, e asnjë shkodran. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i mëshiroj për humbjen e gjakftohtësisë”, ka thënë Grima, i cili nuk ka dashur që të krijojë polemika pas akuzave që i janë bërë, të cilat duhet thënë se kanë qenë mjaft të rënda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"