“Kampionati çdo vit bëhet më i vështirë, Tirana gjithmonë për titull”, Bekaj: E ardhmja? Kam kontratë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 14:25


“Kampionati çdo vit bëhet më i vështirë, Tirana gjithmonë për titull”, Bekaj: E ardhmja? Kam kontratë dhe…

Tirana nesër do të startojë edicionin e ri të Kategorisë Superiore në “Kukës Arena” në orën 17:00 ndaj Kukësit. Në prag të kësaj supersfide përpara mediave ka folur portieri i bardhebluve, Visar Bekaj, i cili ka analizuar këtë duel të parë për kryeqytetasit:

VISAR BEKAJ 1

E ardhmja – “Do të jem te Tirana për të paktën edhe një sezon. Kam kontratë dhe do ta respektoj deri ditën e fundit.”

Kampionati dhe objektivat – “Çdo vit kampionati bëhet edhe më i vështirë këtu në Shqipëri. Tirana gjithmonë e ka synuar vendin e parë që të shpallet kampion.”

Grupi i lojtarëve – “Shpresoj që me këtë grup që kemi, me këto lojtarë që janë afruar së fundmi të kemi edhe më shumë përmirësim dhe të vazhdojmë më tej pavarësisht largimeve të shumta. Jemi duke u përshtatur me njëri-tjetrin edhe pse 70% i ekipit ka mbetur, ai 30% është duke u kuptuar mirë me grupin tjetër të skuadrës.”

Rivalët – “Të gjithë janë kundërshtarët e Tiranës, nuk ka kundërshtar të lehtë.”

Taulant Seferi – “Seferi është futbollisti më i mirë i kampionatit dhe do të jetë një mungesë e madhe nëse largohet, por kemi lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë shumë mirë.”, përfundoi Visar Bekaj.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL