“Kampionatet e basketbollit kosovar do të anulohen”, presidenti Fetahu shpjegon vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 8:59

“Kampionatet e basketbollit kosovar do të anulohen”, presidenti Fetahu shpjegon vendimin

 Prej disa javësh të gjitha aktivitetet sportive në mbarë botën janë ndalur, kjo për shkak të situatës emergjente me virusin Covid-19. Ndonëse në një moment të tillë sporti kalon në plan të dytë, nuk kanë munguar debatet nëse do të rifillojë sezoni, apo jo.

Basketboll5 kosova

Ndërkohë së fundmi Kosova ka vendosur që të anulojë kampionatet e basketbollit për sezonin 2019-2020, si për meshkuj ashtu edhe për femra. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti i Federatës Kosovare të Basketbollit, Arben Fetahu. Në një prononcim për mediat kosovare, Fetahu është shprehur se këtë propozim do t’ia bëjë bordit të FBK-së. “Besoj është e kotë të pritet më shumë se kaq.

Klubet tona janë duke hyrë në obligime çdo herë e më shumë me lojtarët, sepse edhe kontratat e tyre janë të pezulluara, por jo edhe të ndërprera. Për fat të keq, klubet do të kenë telashe nëse i anulojmë garat, por së paku do ta kenë prapa mbulesën e Federatës. Basketbolli do të jetë sporti i parë prej sporteve kolektive në Kosovës që do të marrë vendim t’i ndërpres garat.

Basketboll

Unë këtë propozim do t’ia bëjë Bordit të hënën (sot) për ndërprerje të kampionateve së paku të dy Superligave, atë të meshkujve dhe femrave si dhe Ligës së Parë të meshkujve, ku kemi klube me lojtar të huaj. Për të tjerat nuk është edhe aq urgjente”, u shpreh Fetahu në prononcimin e tij në KTV.

Ky propozim i FBK-së pritet të përkrahet edhe nga vet klubet e basketbollit. Vendimi për anulimin e kampionateve sipas kreut të basketbollit kosovar është për t’u dalë në mbrojtje klubeve për të mos hyrë më shumë në obligime ndaj basketbollistëve të huaj.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"