“Kam vendime të rëndësishme për të marrë”, De Biazi mezi pret të drejtojë Azerbajxhanin. U përcakton parimet lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 18:28

“Kam vendime të rëndësishme për të marrë”, De Biazi mezi pret të drejtojë Azerbajxhanin. U përcakton parimet lojtarëve

Xhani De Biazi inkurajon kombëtaren e Azerbajxhanit për fushatën e Ligës së Kombeve. Ish-trajneri i Shqipërisë, i cili para pak ditësh firmosi për të drejtuar deri në 30 nëntor të vitit të ardhshëm shprehet se mezi pret të takohet me lojtarët që do të ketë në dispozicion.

De Biazi
Nëpërmjet një mesazhi në gjuhën azere, italiani u bën thirrje lojtarëve që të përgatiten sa më mirë në mënyrë që të shkojnë drejt realizimit të objektivave madhor.

“Ç’kemi, djema! Kanë mbetur 34 ditë nga fillimi i Ligës së Kombeve, por ende nuk jemi takuar. Mezi pres të njihemi sepse më duhet të marrë vendime për ekipin dhe stafin. Këto vendime varen nga ju: sjellja juaj, qëndrimi ndaj skuadrës, gadishmëria për t’u përballur me çdo vështirësi so dhe të qenit krenar për kombëtaren tuam për çuar sa më larg. Shihemi së shpejti!”, shkruan De Biazi.

Azerbajxhani ndodhet në grupin 1 të Ligës C me Qipron, Malin e Zi dhe  Luksemburgun.

de biaziii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"