“Kam ngecur një muaj në Kenia”, Luiza Gega zbulon situatën kaotike: Ja pse nuk kam bërë kërkesë për t’u kthyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2020 | 10:38

“Kam ngecur një muaj në Kenia”, Luiza Gega zbulon situatën kaotike: Ja pse nuk kam bërë kërkesë për t’u kthyer

Luiza Gega është një ndër sportistet më të suksesshme të Shqipërisë, duke na bërë krenarë me medaljet e shumta të fiturara. Pavarësisht kushteve të vështira për t’u stërvitur, atletja dibrane, i ka befasuar të gjithë me rezultatet pozitive të arritura. Ndëkohë Gega së fundmi kishte shkuar në Kenia për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike, por mbyllja e kufijve ka bërë që të qendrojë e ngecur aty për rreth një muaj.

luiza gegaa

Koronavirusi patjetër që i ka prishur tërësisht planet e saj, megjithatë atletja shqiptare tregon për “Ora TV” se po e shfrytëzon qendrimin e saj në vendin afrikan për të kryer një fazë përgatitore.

Gega tregon se do të qendrojë në pritje të situatës, e cila nëse nuk do të shfaqë shenja përpirësimi, atëherë do i duhet të kontaktojë me shtetin shqiptar për të gjetur një mënyrë që të kthehet në shtëpinë e saj.

“Për momentin çdo gjë është mirë falë Zotit. Unë kam një muaj në Kenia. Erdha në një moment pak delikat. Unë erdha këtu kur Lojërat Olimpike ende nuk ishin anulluar dhe objektivi im ishte të përgatitesha për to. Gjithçka ndryshoi një javë pasi unë erdha. Lojërat Olimpike u shtynë për në vitin 2021 dhe unë në një farë mënyre kam ngecur këtu, duke qenë se të gjitha fluturimet në gjithë botën janë anuluar. Kështu që nuk e di kur mund të kthehem.

luiza gega

Edhe këtu kanë marrë masa. Kanë mbyllur stadiume, palestra dhe nuk lënë grupe të mëdha atletësh të stërviten së bashku. Pra ka një distancim sigurisht, si në të gjithë botën. Por që e vetmja gjë e mirë është se këtu ka rrugë pa mbarim dhe le të themi mundohemi ta kryejmë atë stërvitjen edhe pse jo në mënyrën 100% si duam.

luiza-gega

Për momentin ende nuk kam kontaktuar me shtetin shqiptar, duke qenë se kam pritur çdo ditë për të parë si do shkojë situata. Meqenëse erdha këtu po vendosa të bëj një mini-fazë përgatitore. Megjithatë ende nuk e dimë se kur mund të kemi gara dhe kur mund të fillojmë aktivitetet dhe kjo është një tjetër stres psikologjik për momentin, sepse vetëm po stërvitemi. Por është e vështirë të gjejmë atë motivimin 100%, sepse ende nuk e dimë kur do fillojmë garat.

luiza gegaa

Prandaj nuk kam bërë një kërkesë për rikthim dhe do pres edhe pak ditë të shoh se si do shkojë situata. Nëse vazhdon e njëjtë do mundohem shumë të gjej një mënyrë për t’u rikthyer. Pjesa më e madhe e sportistëve janë rikthyer në shtëpitë e tyre, megjithëse ka dhe nga ata si unë që kanë ngecur këtu”, ka thënë Luiza Gega.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"