Kaloi ekipin në avantazh ndaj Partizanit, Hoxha: Golin e parandjeu babai, ia kushtoj atij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 18:56

Kaloi ekipin në avantazh ndaj Partizanit, Hoxha: Golin e parandjeu babai, ia kushtoj atij

Autori i golit të avantazhi, Rustem Hoxha, në një prononcim për mediat pas fitores së djeshme me Partizanin, u shpreh: “Mendoj se lojën e kemi nisur mirë, por pësuam një gol në fundin e pjesës së parë që na i ndërlikoi disi gjërat. Gjithsesi, arritëm ta kthejmë rezultatin dhe, në fund, të marrim trepikëshin që ishte i rëndësishëm. Mungesat? Ne kemi një ekip me kontingjent të plotë, kushdo që luan, jep maksimumin. Futbolli i njeh edhe dëmtimet. Mendoj se kam ende për të dhënë për Kukësin, jo vetëm unë, por e gjithë skuadra ka për të dhënë më shumë që të arrijmë objektivat që kemi. Goli?

kukesi

Para ndeshjes, për koincidencë, kam folur me babanë në telefon dhe më ka thënë se e ndiente që do të bëja gol dhe unë ia dola. Kështu që ia dedikoj edhe atij. Tensioni? Këto janë ndeshje derbi dhe kanë tension, por në fund të rëndësishme janë pikët. Mundësia Champions? Për momentin jemi të fokusuar vetëm te ndeshjet e radhës dhe këto gjëra i mendojmë në fund të sezonit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"