Kalendari ndihmon Skënderbeun, mbrojtësi bardhekuq: Me Tiranën nuk gabojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 14:50

Kalendari ndihmon Skënderbeun, mbrojtësi bardhekuq: Me Tiranën nuk gabojmë

Skënderbeu ka përqendruar të gjithë bateritë për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Tiranës në këtë fundjavë.

skenderbeu

Kjo ndeshje në kampin bardhekuq është vlerësuar maksimalisht që nga dita e parë e nisjes së përgatitjeve në juglindje. Humbja me Dinamon është një kujtim i largët te korçarët, që duke pasur edhe kalendarin në favor për javët e ardhshme, kërkojnë të jenë të përqendruar maksimalisht për të marrë më të mirën dhe për të siguruar qetësi për mbylljen e kampionatit. Në bazë të kalendarit duket se bardhekuqtë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç janë të favorizuar, pasi në katër javët e ardhshme luajnë tri ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë.

Përkatësisht me Tiranën, Kukësin, Teutën dhe Erzenin, ndeshje të cilat janë tejet të rëndësishme për të konfirmuar matematikisht qëndrimin në Superiore, por edhe për të tentuar kapjen e vendit të katërt në renditje, që i çon në garën finale të “Final 4”. Edhe pse në një rrugëtim komod në Korçë nuk duan që të kenë shpërqendrime të jashtme, pasi kjo ka sjellë jo pak herë probleme në menaxhimin e presionit te lojtarët. Prandaj edhe për këtë, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka kërkuar vëmendje vetëm te ndeshja e radhës, duke lënë mënjanë llogaritë afatgjata.

GËRÇO – Në një linjë me atë çka Gvozdenoviç kërkon është edhe mbrojtësi bardhekuq Andrea Gërço, i cili është kthyer në pjesën e dytë të këtij sezoni në një lojtar kyç për sa i përket grupit bardhekuq. Në një prononcim të dhënë për “PanoramaSport”, mbrojtësi anësor flet për ndeshjen e radhës kundër Tiranës, duke e konsideruar jo vetëm tërëndësishme dhe delikate, por mbi të gjitha një takim që duhet meçdo kusht i fituar për të shlyer gabimet e bëra në ndeshjen e fundit kundër Dinamos.

“Humbja meDinamon ka qenë një nga ndeshjet tona më të dobëta të këtij sezoni dhe jemi duke reflektuar për të bërë reagimin e merituar nëbetejën e radhës. Sezoni ështëdrejt fundit, prandaj tani çdondeshje, madje çdo pikë, ështëshumë e rëndësishme për atë qëne duam të arrijmë në përfundimtë kampionatit. Prandaj, edhe përkëtë, duhet të vlerësojmë maksimalisht çdo takim, duke nisurnga ndeshja e radhës me Tiranën.Jemi duke punuar për të përgatitur më së miri këtë ndeshje dhepo mendojmë vetëm për kundërshtarin e radhës. Shpërqendrimina dëmton, prandaj nuk duam tëshohim më shumë sesa sfida eradhës. Le t’i marrim me radhëndeshjet e mbetura dhe të shohimjavë pas jave se cila është situatajonë në këtë sezon”, theksoi Andrea Gërço.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"