Kale operon gishtin e dorës, Kukësi e ka gati për fazën përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2017 | 21:31

Kale operon gishtin e dorës, Kukësi e ka gati për fazën përgatitore

Futbollisti i Kukësit, Elton Kale, i është nënshtruar ditën e sotme një operacioni, pas dëmtimit që pësoi në javën e 15-të në ndeshjen që verilindorët zhvilluan ndaj Teutës.

kale

Ai dëmtoi gishtin tregues në dorën e djathtë, pasi lojtari kundërshtar e shkeli me taka. Më poshtë, edhe sqarimi i plotë nga klubi i Kukësit.

Sot gjatë orëve të paradites, lojtari i FK Kukësit Elton Jose  Periaras De Andreade i është nënshtruar një opercioni nga një ekip i specializuar mjekësh të spitalit “Vila Maria” në Tiranë.

Elton Kale u dëmtua në ndeshjen e javës së 15 të Kategorisë Superiore, atë midis KF Teutës dhe FK Kukësit.

Gjatë përplasjes dhe manovrës me topin, ai është rrëzuar dhe në tentativë për ti fituar aksionin,  lojtari kundërshtar e ka shkelur me taka në dorën e djathtë të shtrirë në fushën e lojës.

Atij i  është dhënë ndihma mjekësore dhe menjëherë është konstatuar se taka e hekurt e ka dëmtuar në gishtin tregues të dorës së djathtë.

Edhe në konsultat dhe ekzaminimet e mëvonshme mjekësore,rezultoi se dëmtimi ishtei i rëndë dhe kërkonte ndërhyrje kirurgjikale

Sipas mjekeve atij i është dëmtuar bazamenti i gishtit tregues i dorës së djathtë.

Operacioni i kryer nga mjekët doli me sukses dhe Kale është i gatshëm ti bashkohet ekipit për fazën përgatitore që do të zhvillohet në Antalia të Turqise nga data 04/01/2018 deri me 16/01/2018

kale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"