Ka zhvilluar një sezon të madh në Gjermani, Dyseldorf ia kalon topin Lacios për të ardhmen e Berishës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 21:41

Ka zhvilluar një sezon të madh në Gjermani, Dyseldorf ia kalon topin Lacios për të ardhmen e Berishës

Një sezon mjaft të mirë ka zhvilluar Valon Berisha me skuadrën e Fortuna Dyseldorfit në Bundesligë, pas një viti e gjysmë vuajtjesh te Lacio.

IGLI TARE VALON BERISHA

Mesfushori kosovar po jep një kontribut të madh për skuadrën gjermane që të mos bjerë nga kategoria, mirëpo kriza koronavirus ka sjellë pasojat e saj.

valon berisha

Vetë drejtori sportiv i Dyseldorfit, Luts Fanestiel e pranon që Berisha po bën mjaft mirë, ama blerja e tij do të varet nëse Lacio do të ulë çmimin e kartonit dhe nëse kosovari do të reduktojë pagën.

“Berisha po bën mjaft mirë. Ai ka rritur nivelin e skuadrës. Nëse arrijmë të shpëtojmë qëndrimin e tij do të ishte gjë e madhe. Gjithsesi nuk do të ushtrojmë të drejtën e blerjes duke qenë se kriza na ka goditur edhe ne.

Lacio duhet të na takojë. Ndër të tjera edhe rroga e Berishës është e lartë për standardet tona, kështu që ai duhet të provojë se dëshiron të qëndrojë duke bërë një sakrificë,” u shpreh Fanestiel për “Radiosei”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"