Ka shënuar dy herë ndaj kuqezinjve kur ishte lojtar, trajneri i Ukrainës: Shqiptarët po tregojnë futboll solid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 20:39

Ka shënuar dy herë ndaj kuqezinjve kur ishte lojtar, trajneri i Ukrainës: Shqiptarët po tregojnë futboll solid

Kombëtarja shqiptare e futbollit është vendosur sot në grupin B1 të Ligës së Kombeve, përkrah Çekisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Një short që duket i hapur për çdo mundësi për skuadrat, siç ka pranuar edhe trajneri i Ukrainës, Serhi Rebrov.

rebriov shevcenko

Ish-sulmuesi i njohur, i cili ka shënuar ndaj Shqipërisë në vitet e tij si futbollist në dy ndeshje të ndryshme në vitin 1997, duke sjellë fitoret 1-0 të Ukrainës në eliminatoret e Botërorit 1998, ka pranuar se ka ndjekur ndeshje të kombëtares së drejtuar nga Silvinjo dhe ka vlerësuar paraqitjet e saj.

“Në fakt nuk pritja asgjë nga shorti i Ligës së Kombeve, pasi ne aktualisht po mendojmë për play-off të Euro 2024. Pas ndeshjeve të play-off, do të mbledhim informacione për të gjithë këto skuadra. Tani, mendoj se duhet të përqendrohemi te përgatitjet për ndeshjet e marsit.

Unë kam parë më shumë nga ndeshjet e Çekisë dhe Shqipërisë, më pak të Gjeorgjisë. Shqiptarët po tregojnë futboll solid, ata e kanë fituar të drejtën që të luajnë në Europian. Ashtu si edhe çekët, ashtu si edhe gjeorgjianët të cilët luajnë në play-off. Jam i sigurt se do të ketë një luftë të fortë në gripin tonë.

Po, aktualisht jemi të përqendruar te ndeshjet play-off, por mendoj se Liga e Kombeve është një turne i rëndësishëm. Të gjitha skuadrat kanë mundësinë të shkojnë në Europian nëpërmjet tij. Më përpara zhvilloheshin miqësore, por tani çdo skuadër ka ndeshje më të rëndësishme.

A do të jetë kjo një sfidë për t’u kthyer në Ligën A? Po”, tha Rebrov pas shortit të Ligës së Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"