Ka kaluar gjithë karrierën në futbollin shqiptar, sulmuesi i njohur firmos në moshën 33-vjeçare në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 21:39

Ka kaluar gjithë karrierën në futbollin shqiptar, sulmuesi i njohur firmos në moshën 33-vjeçare në Itali

Një emër shumë i njohur i futbollit shqiptar do të luajë vitet e fundit të karrierës në futbollin italian. Brunild Pepa, sulmuesi i cili ka bërë emër me Lushnjën, teksa ka luajtur me klube të tjera të njohura në vendin tonë si Teuta, Vllaznia e Flamurtari, tashmë do të luajë përtej Adriatikut.

brunild pepa

Sulmuesi 33-vvjeçar, i cili ishte pa skuadër, ka gjetur akordin këto ditë me klubin e Kuoiopeli, në futbollin amator në Itali, teksa do të aktivizohet atje në kategorinë e pestë.

 

Kjo është një eksperiencë e veçantë për Pepën, i cili në karrierën e tij, jashtë kufijve të Shqipërisë ka luajtur vetëm me Gjilanin, e tashmë do të ketë mundësinë që të provojë edhe kategoritë e ulëta italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"