“Ka biseduar me Lotiton”, mediat italiane parashikojnë largimin e Hysajt nga Lacio në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 19:44

“Ka biseduar me Lotiton”, mediat italiane parashikojnë largimin e Hysajt nga Lacio në verë

Elseid Hysaj mund të jetë duke luajtur muajt e tij të fundit si futbollist i Lacios. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, mendohet se do t’i japë lamtumirën bardhekaltërve gjatë verës, edhe pse ka edhe një vit kontratë me ta.

hysaj

Mediat italiane bëjnë të ditur se me ndryshimin e trajnerit dhe largimin e Mauricio Sarrit, hierarkia te Lacio do të ndryshojë plotësisht. Trajneri i ri, Igor Tudor, pritet të bëjë zgjedhje të ndryshme nga trajneri i mëparshëm dhe kjo ka shqetësuar Hysajn i cili ka qenë një nga të besuarit e Sarrit. “Corriere Dello Sport” bën të ditur se ka pasur një bisedë mes mbrojtësit dhe presidentit Klaudio Lotito, rreth rolit që do të ketë në skuadër në vijimin e këtij sezoni.

Lojtari raportohet se ka folur edhe për mundësinë e largimit në verë dhe nuk është çudi që të bëjë realitet një gjë të tillë. Javët e ardhshme dhe planet e Tudor për ekipin, pritet të tregojnë më qartësisht se çfarë rrugëtimi do të ndërmarrë Hysaj në karrierë, por në Itali duken të sigurt se ai do t’i japë lamtumirën skuadrës në verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"