Juventusi premton një sakrificë financiare për të rinovuar me Dibalan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 18:10

Juventusi premton një sakrificë financiare për të rinovuar me Dibalan

10 gola në shtatë ndeshje ka shënuar Paulo Dibala këtë fillim sezoni, dhe “zonja e vjetër” duket e vendosur për ta mbajtur akoma më shumë nën kontratë 23 vjeçarin.

dibala

Drejtori sportiv Bepe Marota, u shpreh: “Ai nuk ka çmim, sepse ne nuk jemi një klub që shesim lojtarë për të fituar para. Gjithmonë e them se lojtarët e kanë vetë në dorë të ardhmen e tyre dhe Paulo sapo vendosi të qëndronte me ne. Kjo do të thotë se edhe ne do të bëjmë një sakrificë të madhe financiare për ta mbajtur. Së shpejti do shohim të bisedojmë për një kontratë të re.”

Ylli argjentinas pasi u kërkua nga shumë ekipe europiane këtë merkato vere, veçanërisht prej Barcelonës, vendosi që të qëndronte në Torino, dhe në këtë fillim sezoni ka shkëlqyer për Juventusin. Dibala u transferua te kampionët e Serisë A në vitin 2015, nga Palermo, dhe shumë shpejt është kthyer në një nga lojtarët më të mirë në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"