Juventusi jashtë zonës Champions dhe luan “finale” me Milanin. Ja si ndryshon renditja e Serisë A pas dënimit të bardhezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 20:54

Juventusi jashtë zonës Champions dhe luan “finale” me Milanin. Ja si ndryshon renditja e Serisë A pas dënimit të bardhezinjve

Dënimi  dhënë sot nga Gjykata Federale me heqjen e 10 pikëve në renditje për Juventusin nga sezoni aktual në Serinë A, ka ndryshuar përsëri klasifikimin e kampionatit. Me 10 pikë më pak, pa llogaritur sfidën me Empolin, bardheznjtë e shohin veten në vendin e 7.

juventus

Një pozuitë e cila i lë ata për momentin jashtë Ligës së Kampioneve, 5 pikë larg Milanit që mban vendin e katërt dhe rivalin me të cilin do të ndeshet në javën e parafundit të Serisë A.

Padyshim kjo e kthen këtë sfidë në një finale, si dhe hap skenarë shumë interesantë në dy javët e fundit pasi gjithçka mund të ndodhë. Edhe skuadra si Atalanta dhe Roma që mendoheshin se ishin jashtë katërshes së parë, tani kanë përsëri shanse për të shkruar ata emrin mes ekipeve pjesëmarrëse në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

sdfsdfsdfdsfsfdfs

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"