Juve e fiksuar me Madridin, pas Ronaldos në kërkim të një tjetër lojtari të madh

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 11, 2018 | 21:34

Juve e fiksuar me Madridin, pas Ronaldos në kërkim të një tjetër lojtari të madh

Juventusi duket se po planifikon një tjetër transferim të madh në këtë merkato. Është e përditshmja “Tuttosport”, e cila thotë se Diego Godin është objektivi i radhës për bardhezinjtë.

397149_TS_11-07-18_6298053239_

Godin luan që prej 2010 tek Atletiko e Madridit, dhe ka qenë një nga shtyllat e mbrojtjes për ekipin e Simeonës, teksa ka fituar një herë La Ligan dhe dy herë Europa League. Godin ka kontratë deri në 2019 me Atletikon, por ende nuk ka firmosur rinovimin. Sipas Tuttosport ai mund të ishte pasardhësi i Benatia, i cili ka një të ardhme të pasigurt te Juve.






www.minuta90.com