“Junajtid dhe Liverpul kanë eksperiencë”, Uejn Runi: Gara për titull? Asgjë nuk do të më befasonte nga Mançester Siti…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 17:43

“Junajtid dhe Liverpul kanë eksperiencë”, Uejn Runi: Gara për titull? Asgjë nuk do të më befasonte nga Mançester Siti…

Premier Liga është futur në fazën më vendimtare të sezonit teksa gara për titullin kampion është fokusuar mes Arsenalit dhe Mançester Sitit. Mjaft interesante mbetet edhe lufta për vendin e tretë dhe të katërt që të dërgon në Champions.

Wayne_Rooney

Së fundmi, legjenda e Anglisë dhe Mançester Junajtid, Uejn Runi në një prononcim për mediat britanike ka dhënë mendimin e tij se kush do të përfundojë në “top 4” këtë sezon në kampionatin anglez.

“Gara për titull? Asgjë nuk do të më befasonte nga Mançester Siti. Ata mund të bëjnë një ecuri të jashtëzakonshme dhe në fund të fitojnë sërish, por Arsenali është favorit kryesor. Të gjithë kanë pritur gabimet e tyre, por ata kanë kryesuar kampionatin nga fillimi. Kanë bërë një punë të madhe duke marrë parasysh se janë përballur me presion gjatë gjithë sezonit.

Për katër vendet e para? Disa javë më parë, u krijua iluzioni se Mançester Junajtid, mund të ishte në garë për titullin e Premier Ligës, por skuadra e Erik Ten Hag dështoi. Megjithatë, ata mund ta përfundojnë sezonin me tre trofe dhe jam i sigurt se do të përfundojnë në “top 4”. Për mua Junajtid është i sigurt, ndërsa dyshimi i vetëm është për vendin tjetër. Mendoj se Liverpul do t’ja dalë mbanë të arrijë një vend që të dërgon në Champions, për shkak të eksperiencës dhe cilësisë që kanë në skuadër”, u shpreh Runi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"